fbpx

Vlerësimi i medieve italiane për Etrit Berishën

Etrit Berisha vazhdon të paraqitet mirë me skuadrën e re në Serie A. Portieri shqiptar i Atalantas ka marrë edhe njëherë tjetër vlerësimin e medieve italiane pasi mbajti të paprekur portën në sfidën ndaj Genoas të dielën.

Vlerësimi i medieve italiane për Etrit Berishën

Portali sportiv italian, Tuttomercatoweb, e ka vlerësuar me notën 6.5 paraqitjen e portierit të kombëtares shqiptare ditën e sotme.

Atalanta mposhti Genoan me rezultat 3-0, me dy golat e Jasmin Kurtiç dhe një realizim të Alejandro Gomez, raporton Insajderi.

“Bie në sy në pjesën e dytë kur me një pritje refleksive ia mohon golin Nicolas Burdissos, duke mos e lenë Genoan të kthehet në lojë”, shkruan Tuttomercatoweb, e cila e vlerësoi me notën 6,5 paraqitjen e shqiptarit, derisa nota më e lartë në ndeshje ishte 8.0.

Lojtari i ndeshjes ishte mesfushori slloven i Atalantas Jasmin Kurtiç.

Etrit Berisha është ambientuar shpejtë dhe ka gjetu vend titullari tek Atalanta, me trajnerin e njohur italian, Giampiero Gasperini, që i ka dhënë hapësirë ish-portierit të Lazios e Kalmarit. /Insajderi.com