Vllaznia e Shkodrës fituese e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia e Shkodrës fituese e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia e Shkodrës është fituese e Kupës së Shqipërisë pasi ka mposhtur në finale Skëndërbeun me rezultat minimal 1-0, raporton Insajderi

Realizator i golit të vetëm të takimit ishte braziliani, Victor Da Silva, i cili shënoi në minutën e 39-të.

Shkodranët e dominuan ndeshjen dhe në fund u kurorëzuan me këtë trofe.

Skuadra nga Shkodra nuk e kishte fituar këtë trofe që nga viti 2008, dhe tashmë ata kanë kthyer lavdinë me triumfin e sotëm./insajderi.com