Vojvoda ka një kërkesë të veçantë për tifozët kosovarë

Vojvoda ka një kërkesë të veçantë për tifozët kosovarë

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

1 gol në pjesën e parë dhe tre në të dytën ishin përcaktues për fatin e këtij takimi.

Golat e takimit u realizuan nga Harry Winks (32’), Harry Kane (79’), Marcus Rashford (82’) dhe Mason Mount (90’).

Pas ndeshjes, ka folur futbollisti i Kosovës, Mergim Vojvoda.

“Besoj se ndeshja nuk ishte për të përfunduar 4-0. E kemi ditur se Anglia është një kombëtare shumë e fortë. Është dashtë me u përballu me një kombëtare të fortë. Kemi ende kohë me u rritë. Duhet me e mbajt koncentrimin edhe më tutje. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët, sidomos kur na kanë përkrahë këtu në “Fadil Vokrri”. Besoj se kanë me na ndihmuar edhe më shumë në Mars. Jemi shumë krenar njëri për tjetrin. Në fillim askush nuk ka menduar që do e bëjmë këtë. E kemi humbë vendin e dytë, por përsëri kemi shancë për kualifikim. Para tri viteve askush nuk kishte besuar në diçka të tillë”.