Mërgim Vojvoda ka mbërritur në Itali, për të kompletuar transferimin te skuadra që mban të njëjtin emër në Serie A.
Është Gianluca Di Marzio që sjell fotografitë e para nga mbërritja e Vojvodës në Torino.
“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Toros”, kanë qenë fjalët e para te Vojvodës, transmeton Insajderi.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të bashkohem në ekip dhe të filloj këtë sfidë të re në karrierën time”, shtoi ai.
Vojvoda te Torino transferohet nga Standardi i Belgjikës, ndërsa më parë është raportuar e pastaj konfirmuar se ai kishte marrëveshje personale me klubin nga tjetër nga Serie A, Atalana-n, por që marrëveshja dështoi, shkaku I mosmarrëveshjes në mes klubeve./Insajderi.com.