
Mbrojtësi i Kosovës dhe skuadrës së Torinos në Serie A, Mërgim Vojvoda, ka thënë se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe ata presin prezantim sa më të mirë në dy ndeshjet e radhës të përfaqësuese së Kosovës.
“Na ka munguar shumë Kosova, derisa atmosfera këtu si gjithmonë është shumë e mire edhe pse tani situate nuk është e zakonshme”, ka thënë Vojvoda për faqes zyrtare të FFK-së, transmeton Insajderi.
“Duhet të punojmë shumë në aspektin fizik e pastaj edhe në aspektin taktik pasi ka kohë që nuk jemi bashkë sepse nuk do të jetë i lehtë asnjëri kundërshtar dhe duhet angazhim maksimal. Moldavia duhet pranuar që nuk është si Greqia por nuk është assesi rival i lehtë”, ka përfunduar Vojvoda,
Mergim Vojvoda, vetëm sa ka kompletuar kalimin e tij në Seria A, tek skuadra e Torino-s./Insajderi.com.