Janë mbyllur katër sfida të Serisë A të vlefshme për javën e 35-të, teksa bie në sy fitorja 2-5 e Atalantës kundër Parmës dhe goli i Mërgim Vojvodës i shënuar me Torinon kundër Veronës, njofton Insajderi.
Bergamaskët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1 me golin e Malinovskit. Në pjesën e dytë shënuan Pesina, Mirançuk dhe Muriel dy herë. Me këtë fitore ‘zikaltrit’ ngjiten në vendin e dytë në kampionat në kuotën e 72 pikëve dhe pret ndeshjen e mbrëmjes midis Juventusit dhe Milanit, për të siguruar një vend në zonën Champions.
Parma dhe Torino nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, teksa protagonist për torinezët ishte Mërgim Vojvoda i cili shënoi golin e epërsisë në minutën e 85-të, por tre minuta më vonë ishte ish-lojtari i Interit, Frederico Dimarco që i prishi festën lojtarit të përfaqësueses dardane.
Në sfidat e tjera Cagliari fitoi 1-3 derbin e mbijetesës me Beneventos, ndërsa Saasuolo më herët mposhti në transfertë Genoan. /Insajderi.com