Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda kaloi zyrtarisht tek skuadra e Torinos dhe do të jetë i gatshëm për pjesën e dytë të sezonit 2020-201 të Serisë A. Ai është shprehur mjaft krenar për këtë kontratë pasi ka siguruar familjen e tij, njofton Insajderi.
Në një intervistë për “Sudinfo” mbrojtësi është shprehur se ka jetuar në vështirësi të mëdha në të shkuarën, ku përfitonte vetëm 600 euro në muaj.
“E them pa asnjë tabu, nuk do e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të merrja paratë që marr sot. Në fakt, unë kurrë nuk jam mësuar të jetoj me kaq shumë të hollash. Unë nuk e harrojë që vetëm pesë vjet më parë, kur isha në Gjermani, kam jetuar me 600 euro në muaj në një dhomë të zymtë hoteli. Për disa javë pyesja veten nëse duhej të gjeja një punë të qëndrueshme jashtë futbollit. Jam krenar që kam besuar në veten time,” deklaroi Mërgimi për “SudInfo”. /Insajderi.com