Federata e Futbollit të Kosovës në krye me Fadil Vokrrin ka takuar Labinot Kabashin, i cili luan për grupmoshat e reja të Barcelonas.

Vokrri dhe Bunjaku presin në takim futbollistin kosovar të Barcelonës

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu si dhe selektori i Kosovës, Albert Bunjaki.

Vokrri e ka inkurajuar Kabashin që të punojë edhe më shumë dhe të ndihet krenar që luan për Barcelonan.

Kabashi vjen nga Skenderaji dhe është pjesë e Barcelonas që 6 vite, teksa luan për nivelin U-16, ndërsa ende nuk luan me asjë përfaqësuese. /Insajderi.com