
Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka rënë dakord të paguajë miliona kompensim për ish-punonjësit në Brazil që u persekutuan gjatë diktaturës ushtarake të vendit, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Një hetim i caktuar nga qeveria braziliane zbuloi se Volkswagen ishte një nga disa korporatat që bashkëpunuan fshehurazi me qeverinë ushtarake të viteve 1964-85 për të identifikuar të dyshuar “problematikë” dhe sindikalistë.
Për kompensimin kanë rënë dakord ndërmarrja dhe prokurorët e ligjit federal, të shtetit dhe të punës.
Por disa nga ata që u përfshinë në hetime thanë se marrëveshja zbardhi shkallën e bashkëpunimit të Volkswagen me regjimin ushtarak të Brazilit dhe nuk arriti të përfshinte një memorial për punëtorët e dëmtuar që ishte propozuar fillimisht. /Insajderi.com