Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen (VW) ka publikuar se vitin e kaluar ka realizuar shitje rekorde.

Kompania me seli në Volsburg ka kumtuar se në vitin 2019 ka shitur 10,97 milionë vetura.
Siç është kumtuar nga VW, shitja është rritur në SHBA, Gjermani dhe Brazil, derisa ka rënë në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit.
Një vit më herët gjithashtu është realizuar shitja rekorde prej 10,83 milionë vetura kur VW e mori titullin e prodhuesit më të madh të veturave nga lidhja Renualt-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota.
Grupi Renualt-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota të dhënat e shitjes në vitin 2019 do t’i publikojë ditët e ardhshme.
Toyota në dhjetor 2019 ka vlerësuar shitjen në 10,72 vetura, e që kjo e renditë pas kompanisë gjermane.
Pikërisht Toyota në vitin 2008 e ka larguar nga vendi i parë koncernin amerikan të veturave General Motors, e cila e ka mbajtur këtë titull të prodhuesit më të madh të veturave më shumë se shtatë dekada./Insajderi.com.