Volkswagen vonon shpalljen e rezultateve financiare

Volkswagen vonon shpalljen e rezultateve financiare

Zyrtarët nga Volkswagen thonë se si rezultat i krizave gjatë vitit të kaluar ende nuk dihet se kur do të bëhen publike rezultatet financiare apo të mbahet mbledhja e bordit të aksionarëve.

Shpallja e rezultateve ishte paraparë për 10 mars ndërkaq mbledhja e aksionarëve në fund të muajit prill, raporton BBC.

Shitjet në VW kanë rënë dukshëm pas skandalit të vitit të shkuar, i cili ka ndikuar në 11 milionë makina.

Shitjet në vitin 2015 kanë rënë për 4.8 për qind. Janë shitur vetëm 5.82 milionë vetura në krahasim me 6.12 milionë vetura që janë shitur në vitin 2014, raporton Insajderi.

Nuk është bërë e ditur periudha për të cilën është  shtyrë shpallja e rezultateve. Po ashtu është shtyrë edhe publikimi i rezultateve financiare të kompanisë Porsche, e cila është në pronësi të Volkswagen./Insajderi.com