Vrasësi i George Floyd kërkon gjykim të ri

Vrasësi i George Floyd kërkon gjykim të ri

Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, i cili e dënua muajin e kaluar për vrasjen e personit me ngjyrë, George Floyd, ka kërkuar gjykim të ri, transmeton Insajderi.

Avokati i tij ka paraqitur dokumente gjyqësore që pretendojnë sjellje të pahijshme nga prokurorët dhe juristët.

Chauvin, i cili u kap në video duke mbajtur qafën e Floyd nën gjurin e tij për më shumë se nëntë minuta, u shpall fajtor për vrasje dhe vrasje pa paramendim.

Avokati i tij thotë se klienti i tij ishte privuar nga një gjykim i drejtë, raporton BBC.

Vendimi për burgim të oficerit Chauvin u konsiderua moment historik në historinë racore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u duartrokit kryesisht nga Amerikanët. Chauvin është i dënuar me 40 vjet burg./Insajderi.com