Vrasësi i gorillës së rrallë Rafikit, vuan dënimin me burgosje

Vrasësi i gorillës së rrallë Rafikit, vuan dënimin me burgosje

Vrasësi i njërës nga gorillat malore më të njohura të Ugandës, Rafiki, është burgosur dhe do vuajë dënimin për 11 vjet, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Felix Byamukama u shpall fajtor pasi hyri në mënyrë të paligjshme në një zonë të mbrojtur dhe vrau një gorillë.

Byamukama kishte thënë se gorilla e sulmoi atë dhe ai e vrau Rafikin në vetëmbrojtje, sipas Autoritetit të Jetës së egër Uganda (UWA).

Gorillat malore janë specie të rrezikuara me pak më shumë se 1.000 në ekzistencë dhe UWA tha se “Rafiki ka marrë drejtësi”.

Hetimet treguan se Rafiki ishte vrarë nga një objekt i mprehtë që depërtoi në organet e tij të brendshme.

Gorilla u zhduk në 1 qershor dhe trupi i tij u zbulua nga një ekipë e kërkimit të nesërmen.

Një ekip UËA gjurmoi Byamukama në një fshat aty pranë, ku u gjet me pajisje gjuetie. Tre të tjerët mohuan akuzat dhe u mbajtën në burg, në pritje të gjykimit.

Byamukama do të vuajë disa dënime njëkohësisht, duke çuar në 11 vjet burg i cili bie shumë pak nga dënimi i përjetshëm që ishte parashikuar se mund t’i ishte dhënë.

Kjo për shkak se ai nuk u gjykua në një gjykatë të veçantë të jetës së egër, tha një zëdhënës i UWA për BBC. /Insajderi.com

Rafiki eating something