“Vrasësi i “Twitter-it” dënohet me vdekje

“Vrasësi i “Twitter-it” dënohet me vdekje

Një japonez që vrau nëntë njerëz pasi i kontaktoi ata në Twitter është dënuar me vdekje, në një çështje të profilit të lartë që ka tronditur vendin.

Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në 2017 pasi pjesët e trupit u gjetën në banesën e tij.

Ai ishte deklaruar fajtor për krimin në tetor, duke thënë se akuzat kundër tij “janë të gjitha të sakta”.

Tetë nga viktimat e tij ishin femra, njëra prej tyre ishte e moshës 15 vjeç.

Avokatët e tij kishin argumentuar më parë se akuzat e tij duhej të ishin zvogëluar, duke pretenduar se viktimat e tij ishin vetëvrarë dhe kishin dhënë pëlqimin për t’u vrarë.

30 vjeçari i kishte joshur viktimat e tij duke u thënë atyre se mund t’i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten përkrah tyre./Insajderi.com

BBC News