Vrasja e gazetares me bombë, Assange ofron 20 mijë euro shpërblim për gjetjen e dorasit

Vrasja e gazetares me bombë, Assange ofron 20 mijë euro shpërblim për gjetjen e dorasit

Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia u vra të hënën në Maltë me një bombë të vendosur në makinë, afër shtëpisë së saj.

Shkak për ekzekutimin e saj mësohet se ka qënë fakti se ajo kishte zbuluar dhe publikuar skandalin e “Panama Papers”.

Shprehja e fundit që shkroi në blogun e saj ishte: “Kudo ka kriminelë nëse shihni përreth. Situata është dëshpëruese”.

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks është njëri ndërë personat që ka reaguar ashpër ndaj këtij krimi.

Me nje postim në Twitter ai ofron 20 mijë euro shpërblim lidhur me ata që do të japin informacione që do të çojnë në kapjen e autorëve të krimit barbar. Assange e vlerëson gazetaren si “gruaja Wikileaks”, prandaj ka vendosur një shpërblim.

Mbrëmjen e djeshme gazetarja u vra nga një atentat pasi i ishte vendosur bombë në makinë.