Vreri që lëshon bleta kur ju pickon vret disa qeliza që shkaktojnë kancerin e gjoksit

Vreri që lëshon bleta kur ju pickon vret disa qeliza që shkaktojnë kancerin e gjoksit

Shkencëtarët australianë kanë treguar që vreri që lëshon bleta, shkatërron qelizat agresive të kancerit të gjirit.

Vreri i cili përmban një përbërës që quhet melittin, është përdorur kundër dy tipave të kancerit që është vështirë të kurohen; ‘triple-negatitve’ dhe HER2-enriched, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Zbulimi është quajtur shumë emocionues, por shkencëtarët kanë paralajmruar që duhet më bërë më shumë testime.

Kanceri i gjirit është një prej llojeve më të shpeshta të kancerit që afekton gratë.

Vreri i bletëve edhe më parë është gjetur të ketë përbërje antikancerogjene për lloje të tjera të kësaj sëmundje, sikur melanoma.

Studimi është udhëhequr nga Harry Perkins Institute of Mediacl Resarch in Ëestern Australia, I publikuar në Nature Precision Oncology./Insajderi.com