Në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të kupës së Kosovës, mes KB Rahovecit dhe KB Prishtina, fitore kanë shënuar ekipi nga kryeqyteti, me rezultat të ngushtë 84:89, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën në Suharekë, prishtinasit u treguan më të suksesshëm se ekipi nga Rahoveci, mirëpo çerekun e parë të takimit e fituan “vreshtarët” me rezultat 25:24, ndërsa pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të përgjithshëm 39:49 për Prishtinën.
Në çerekun e tretë të takimit, Rahoveci u mundua shumë të ngushtonte diferencën prej 10 pikëve, duke e fituar këtë çerek me shtatë pikë diferencë. Kështu, pjesa e tretë e takimit u mbyll me vetëm tre pikë epërsi për Prishtinën, 58:61.
Në çerekun e katërt dhe të fundit, skuadrat luftonin shumë për çdo top, gjersa 10 sekonda para fundit, Rahoveci barazoi rezultatin në 73:73, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.
Gjatë vazhdimeve, ndeshja ishte shumë interesante, mirëpo në fund më të suksesshëm u treguan prishtinasit, duke fituar me pesë pikë diferencë, pas 45’ minutave lojë, me rezultat 84:89.
Te rahovecianët, koshashënuesi më i mirë ishte Marvin Jones me 32 pikë dhe Isaiah Traylor me 26 pikë dhe tetë kërcime, ndërsa të prishtinasit koshashënuesi më i mirë ishte Arian Qallaku me 29 pikë dhe 10 kërcime dhe Fisnik Rugova me 15 pikë dhe 14 kërcime.
Në finale, Prishtina do të takohet me fituesin e derbit lokal të Prizrenit, mes Ponte Prizreni dhe Bashkimit, ndërsa finalja do të luhet ditën e diele në Pejë. /Insajderi.com