“Vreshtarët” mposhtën në gjysmëfinale të kupës nga kryeqytetasit, vetëm pas vazhdimeve

“Vreshtarët” mposhtën në gjysmëfinale të kupës nga kryeqytetasit, vetëm pas vazhdimeve

Në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të kupës së Kosovës, mes KB Rahovecit dhe KB Prishtina, fitore kanë shënuar ekipi nga kryeqyteti, me rezultat të ngushtë 84:89, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën në Suharekë, prishtinasit u treguan më të suksesshëm se ekipi nga Rahoveci, mirëpo çerekun e parë të takimit e fituan “vreshtarët” me rezultat 25:24, ndërsa pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të përgjithshëm 39:49 për Prishtinën.

Në çerekun e tretë të takimit, Rahoveci u mundua shumë të ngushtonte diferencën prej 10 pikëve, duke e fituar këtë çerek me shtatë pikë diferencë. Kështu, pjesa e tretë e takimit u mbyll me vetëm tre pikë epërsi për Prishtinën, 58:61.

Në çerekun e katërt dhe të fundit, skuadrat luftonin shumë për çdo top, gjersa 10 sekonda para fundit, Rahoveci barazoi rezultatin në 73:73, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.

Gjatë vazhdimeve, ndeshja ishte shumë interesante, mirëpo në fund më të suksesshëm u treguan prishtinasit, duke fituar me pesë pikë diferencë, pas 45’ minutave lojë, me rezultat 84:89.

Te rahovecianët, koshashënuesi më i mirë ishte Marvin Jones me 32 pikë dhe Isaiah Traylor me 26 pikë dhe tetë kërcime, ndërsa të prishtinasit  koshashënuesi më i mirë ishte Arian Qallaku me 29 pikë dhe 10 kërcime dhe Fisnik Rugova me 15 pikë dhe 14 kërcime.

Në finale, Prishtina do të takohet me fituesin e derbit lokal të Prizrenit, mes Ponte Prizreni dhe Bashkimit, ndërsa finalja do të luhet ditën e diele në Pejë. /Insajderi.com