Vrima e zezë që po habit shkencëtarët- thithë dritë në mënyrë të çuditshme

Vrima e zezë që po habit shkencëtarët- thithë dritë në mënyrë të çuditshme

Një vrimë e zezë 8000 vite dritë larg tokës ka qenë duke u sjellë çuditshëm në një mënyrë që i ka mahnitur edhe shkencëtarët, shkruan Insajderi.

Edhe pse ishte zbuluar në vitin 1989, vrima e quajtur V404 Cygni ka marrë një vëmendje globale në vitin 2015 kur i ndriçoi teleskopët për dy javë pasi kishte konsumuar materiale nga një yll i orbitës.

Vrima nuk e ka konsumuar  të gjithë materien, një pjesë e saj shumë e nxehtë nga  forcat gravitacione të vrimës së zezë është larguar larg në hapësirë në formë të ndritshme të plazmës.

Shpërthimet e tilla nuk janë normale për një vrimë të zezë, zakonisht ato tërhiqen në pole dhe shkojnë në të njëjtin drejtim.

Të hënën, në revistën Nature, James Miller Jones, dhe ekipi i tij i studiuesve nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radio Astronomisë në Australi, botoi vëzhgimet e tyre për ngjarjen e vitit 2015 dhe ofroi një shpjegim për sjelljen e çuditshme të V404 Cygni.

“Ne ishim të shokuar nga ajo që pamë në këtë sistem, ishte krejtësisht e papritur”, tha Gregory Sivakoff i Universitetit Alberta në një deklaratë nga Observatori i Radio-Astronomisë Kombëtare.

Vetë vrima e zezë është e rrethuar nga një disk me gjerësi prej gjashtë milionë milje, e njohur si një disk ngjitës.

Në përgjithësi, pritet që disku të rrotullohet në të njëjtin aks si vetë vrima e zezë, por modeli i çuditshëm i shpërthimeve tregon se në rastin e V404 Cygni nuk po bënë këtë rrotullim siç pritet.

Kjo mospërputhje mund të jetë shkaktuar nga forca e supernovës që krijoi Vrimën e zezë në rend të parë dhe u kombinuar me një fenomen të njohur si kornizë tërheqëse duke e krijuar këtë efekt tundës.

“Ky është mekanizmi i vetëm që ne mund të mendojmë për të shpjeguar procesionin e shpejtë që ne shohim tek V404 Cygni” ka thënë Miller Jones./Insajderi.com