Trembëdhjetë oficerë dhe hetues policorë janë vrarë në një pritë përderisa po udhëtonin nëpër një rajon rural. Ky është sulmi më i ri në vargun e sulmeve ndaj forcave të rendit nga grupet e fuqishme kriminale.
Zyrtarët u vranë në Coatepec Harinas, 125 kilometra në jug-perëndim të Meksikës, gjatë së enjtes, raporton The Guardian, transmeton Insajderi.
“Kjo është fyerje ndaj shtetit meksikan dhe ne do të përgjigjemi me forcë të plotë dhe me mbështetjen e ligjit”, ka deklaruar sekretari për Siguri, Rodrigo Marinez-Celis.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, policët dhe hetuesit ishin duke udhëtuar “për t’i luftuar grupet kriminale”.
Rajoni i kryeqytetit meksikan është vendbanim për 15 milionë njerëz dhe përballet me dhunë, grupe të drogës dhe të krimit të organizuar. Sipas një raporti të inteligjencës, vetëm në këtë rajon meksikan funksionojnë 26 grupe kriminale, të cilat luftojnë me njëra-tjetrën për kontroll dhe shpesh i sulmojnë forcat e sigurisë./Insajderi.com