Vriten 26 ushtarë në Siri – dyshohet se Izraeli shtet qëndron prapa sulmit

Vriten 26 ushtarë në Siri – dyshohet se Izraeli shtet qëndron prapa sulmit

Mediat siriane kanë thënë se një sulm me raketë natën e mbrëmshme ka lënë të vdekur 26 ushtarë pro-qeveritarë në rajonin verior të Sirisë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se sulmi duket të jetë kryer nga Izraeli, derisa shumica e të vdekurve kanë qenë iranianë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Agjencia siriane e lajmeve, SANA ka cituar një burim ushtarak të ketë thënë se pozicionet në provincat Hama dhe Aleppo kanë qenë “subjekt i një agresioni të ri me raketa armiqësore”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se sulmi duket të jetë kryer nga Izraeli, derisa shumica e të vdekurve kanë qenë iranianë.

Qeveria në Teheran ka dërguar mijëra luftëtarë për të mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare.