Vriten më shumë se 50 anëtarë të grupit al-Shabaab nga Ushtria Kombëtare Somaleze (SNA)

Vriten më shumë se 50 anëtarë të grupit al-Shabaab nga Ushtria Kombëtare Somaleze (SNA)

Ushtria Kombëtare Somaleze (SNA) pohoi të ketë vrarë më shumë se 50 anëtarë të grupit al-Shabaab, duke përfshirë dy komandantë të lartë, në një operacion në rajonin Shabelle e ulët, transmeton Insajderi.

Operacioni ushtarak kundër grupit terrorist të lidhur me al-Kaidën me bazë në Somali u zhvillua në Mushaani, Daniga dhe Majabta, sipas radios së ushtrisë somaleze, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët ushtarakë në rajon që folën për AA konfirmuan operacionin.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Odawa Yusuf Rageh i tha radios ushtarake të premten se midis terroristëve të vrarë ishte edhe Moalim Bukhari, shefi i inteligjencës së grupit në Shabelle të ulët dhe Sheik Hasan Ganeey, komandant i rajonit.

Ai tha se kampet e trajnimit të al-Shabaab në fshatra u shkatërruan gjithashtu.

Të paktën 20 terroristë të al-Shabaab u vranë të enjten në një operacion ushtarak në rajon. /Insajderi.com