Vriten tre njerëz në Indi pas postimit për Profetin Muhamed

Vriten tre njerëz në Indi pas postimit për Profetin Muhamed

Tre persona kanë vdekur në qytetin Indian Bangalore, pasi policia ka shtënë me armë zjarri në turmë e protestuesve kundër një postimi që po konsiderohet blasfemi në Facebook.

Truma është mbledhur jashtë shtëpisë së një politikani lokal, i afërmi i të cilit është akuzuar për një postim ofendues për Profetin Muhamed.

Ata i kanë vënë zjarrin një veture dhe kanë sulmuar me gurë një polic që erdhi në vendin e ngjarjes, njofton BBC, transmeton Insajderi.

Policia e ka arrestuar këtë njeri dhe gjithashtu 110 të tjerë që ishin pjesë e turmës.

Komisioneri i qytetit, Kamal Pant, ka thënë se së paku 60 policë janë lënduar në dhunën që shpërtheu të martën.

Në ndërkohë policia përmes Twitter njoftoi se gjendja është “nën kontroll”, duke shtuar se personeli ka përdorur municion për ta shpërndarë turmën, vetëm pasi fillimisht përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, por që nuk kreu punë.

Vdekjet janë konfirmuar nga ministri i Vendit, në shtetin e Karnatakas, kryeqyteti i të cilit është Bangalore.

Dhuna filloi pasi njerëzit panë postin dhe rrethuan shtëpinë e politikanit lokal dhe stacionet e policisë.

Postimi në Facebook tashmë është fshirë.

Ministri, Akhanda Srinivas Murthy, me anë të një video u ka bërë thirrje qytetarëve të qetësohen dhe u ka premtuar se do të merret me këtë rast dhe do të vendoset drejtësi.

“U bëj apel vëllezërve të mi myslimanë që të mos luftojnë me dikë që ka shkelur ligjin. Çfarëdo që të bëhet ne të gjithë jemi vëllezër. Kushdo që është përgjegjës do të sigurohemi që ta merr dënimin e merituar. Unë jam me ju”, ka thënë ai./Insajderi.com