Vritet fotoreporteri indian i Reuters në Afganistan

Vritet fotoreporteri indian i Reuters në Afganistan

Fotoreporteri indian, Danish Siddiqui, është vrarë në Kandahar të Afganistanit ndërsa ishte duke raportuar me forcat afgane të sigurisë, transmeton Insajderi.

Një komandant afgan i tha Reuters se Siddiqui u vra të Premten ndërsa mbulonte një përplasje midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë pranë një kalimi kufitar me Pakistanin në Spin Boldak.

“Të shqetësuar thellë nga lajmi i trishtuar i vrasjes së një miku, Danish Siddiqui në Kandahar. Gazetari indian dhe fituesi i Çmimit Pulitzer ishte i ndwrlidhte me  forcat afgane të sigurisë. Unë e takova atë dy javë më parë para nisjes së tij në Kabul. Ngushëllime për familjen e tij dhe Reuters”, shkroi ambasadori indian në Afganistan, Farid Mamundzay në Twitter.

Siddiqui kishte raportuar kohët e fundit për një mision nga forcat speciale afgane për të shpëtuar një polic i cili ishte prerë nga të tjerët dhe kishte luftuar talebanët për orë të tëra vetë.

Raportimet e tij përfshinin imazhe grafike të automjeteve të forcave afgane që ishin në shënjestër me raketa./Insajderi.com