Vritet këngëtari i njohur – fillojnë protesta të përgjakshme

Vritet këngëtari i njohur – fillojnë protesta të përgjakshme

Shtatë persona janë vrarë në Etiopi, në një protestë që ka shpërthyer pas vrasjes së muzikantit të famshëm etiopian, Hachalu Hundessa, i njohur për këngët e tij me mesazhe politike, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Policia janë vënë në hetim të vdekjes së tij.

Këngët e Hachalu kryesisht janë fokusuar në të drejtat e grupit etnik Oromo, ato ishin shndërruar në këngë identifikuese për protestat që në vitin 2018 çuan në rrëzimin e qeverisë.

34 vjeçari është sulmuar për vdekje të hënë në mëngjes derisa po voziste.

Këngëtari kishte treguar se ka pranuar kërcënime me vdekje, por ende nuk është bërë e qartë se kush ishte prapa vrasjes së tij që ndodhi në kryeqytetin e vendit në Addis Ababa.

Hachalu Hundessa