Vritet me thikë një 22-vjeçar shqiptar në Angli

Vritet me thikë një 22-vjeçar shqiptar në Angli

Një shqiptar ka vdekur si pasojë e përleshjeve me thika në Britaninë e Madhe, transmeton Insajderi.

Sipas raportime të ‘BBC’-së, bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Armend Xhika, i cili ka vdekur në spital pas plagëve të marra mëngjesin e 13 majit.

Policia e Jorkshirit Jugor, ka identifikuar viktimën, ndërsa vazhdon të apelojë që dëshmitarët të paraqiten.

Sherri i dhunshëm u raportua nga banorët e zonës në rrugën afër Kirton, Pitsmoor.

Si pasojë e ngjarjes i plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar.

Sipas policisë, deri më tani janë arrestuar tre persona. Një 30-vjeçar, i cili u akuzua për vrasje, por që më pas është lënë i lirë për t’u hetuar.

Në pranga është vënë edhe një 20-vjeçar, cili akuzohet për plagosje të rëndë po ashtu edhe një vajze iu vunë prangat nën akuzën se ka ndihmuar autorin e plagosjes./Insajderi.com