Vritet Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtari që udhëhiqte programin bërthamor të Iranit

Televizioni shtetëror në faqen e tij të internetit më vonë publikoi një fotografi të forcave të sigurisë që bllokojnë rrugën. Fotografitë dhe videot e shpërndara në internet treguan një Sedan Nissan me vrima plumbash përmes xhamit dhe gjakut të grumbulluar në rrugë.

Vritet Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtari që udhëhiqte programin bërthamor të Iranit

Fizikani i rangut të lartë iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i cili, sipas pretendimeve të Izraelit, udhëhiqte programin bërthamor ushtarak të Republikës Islamike deri në shpërbërjen e tij në fillim të viteve 2000 është vrarë në një pritë afër Teheranit, transmeton Insajderi.

Fakhrizadeh u qëllua dhe u plagos “nga terroristët” në automjetin e tij në Absard, një periferi në lindjen e Teheranit dhe më vonë vdiq nga plagët e marra, raporton Al Jazeera.

Autoritetet lokale kishin konfirmuar vdekjen e Fakhrizadeh disa orë më parë dhe gjithashtu thanë se disa sulmues u vranë.

Izraeli nuk pranoi të komentonte menjëherë për vrasjen e Fakhrizadeh, të cilin kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e thirri një herë në një konferencë për shtyp duke thënë: “Mos harroni atë emër”.

Izraeli prej kohësh dyshohet se ka kryer një seri vrasjesh të shënjestruara të shkencëtarëve bërthamorë iranianë gati 10 vjet më parë.

Fars, agjencia iraniane e lajmeve që konsiderohet në perënimd si “gjysmë-zyrtare” njoftoi se dëshmitarët dëgjuan zhurmën e një shpërthimi dhe më pas të zjarrit me mitraloz.

Sulmi synoi një makinë në të cilën ndodhej Fakhrizadeh, raporton agjencia.

Ata të plagosur, përfshirë truprojat e Fakhrizadeh, u dërguan më vonë në një spital lokal/

Televizioni shtetëror në faqen e tij të internetit më vonë publikoi një fotografi të forcave të sigurisë që bllokojnë rrugën. Fotografitë dhe videot e shpërndara në internet treguan një Sedan Nissan me vrima plumbash përmes xhamit dhe gjakut të grumbulluar në rrugë.

Asnjë grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Ministri i Jashtëm i Iranit ka pretenduar se vrasja e Fakhrizadeh ka “indikacione serioze” të një roli izraelit.

“Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian sot. Ky akt qyqarie – me indikacione serioze të rolit izraelit – tregon luftën e dëshpëruar e autorëve të krimeve”, shkroi Mohammad Javad Zarif në Twitter të premten. /Insajderi.com