Vritet nga forcat e rendit edhe një person me ngjyrë në SHBA

Personi kishte mbetur i vdekur në vend. Policia nuk kanë dhënë emër të të vrarit, përveç se është thënë se ai ishte rreth të 30-tave. Asnjë nga policët nuk ishte lënduar.

Vritet nga forcat e rendit edhe një person me ngjyrë në SHBA

Është qëlluar për vdekje një tjetër person me ngjyrë gjatë një konfrontimi me forcat e rendit në Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka ka ngjallur reagime e protesta, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Nga Departamenti i Sherifi-it njoftuan se rreth orës 15:00, koha lokale, dy pjesëtarë të forcave të rendit provuan ta ndalojnë një person me ngjyrë që po kalonte me biçikletë “duke thyer rregullat e komunikacionit”, “por kur polici iu afrua ai la biçikletën dhe filloi të vraponte”.

Policët më pas e kapën të dyshuarin një lagje më tutje dhe kur iu afruan, ai grushtoi një nga policët dhe tentoi të hidhet disa gjëra që kishte me vete.

Policët “kuptuan se brenda një gjëje që kishte hedhur personi ishte një armë gjysmë-automatike”, dhe në atë moment të dy policët hapën zjarr disa herë.

Personi kishte mbetur i vdekur në vend. Policia nuk kanë dhënë emër të të vrarit, përveç se është thënë se ai ishte rreth të 30-tave. Asnjë nga policët nuk ishte lënduar.

Vdekja e personit me ngjyrë vjen në kohën e protestave masive pasi me 23 gusht u qëllua me armë po ashtu një tjetër person me ngjyrë, Jacob Blake dhe para këtij ishte vdekje që ndodhi në maj e George Floyd, të cilit polici ia zuri frymën duke i shkelur me këmbë në qafë./Insajderi.com