Vritet një protestues në Kuba

Vritet një protestues në Kuba

Një burrë ka vdekur gjatë demonstratave të rralla anti-qeveritare në Kubë që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit.

Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq në një periferi të Havana të hënën gjatë një përplasje midis protestuesve dhe policisë.

Sipas ministrisë së brendshme në Kuba, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë qeveritare.

Disa protestues të tjerë u arrestuan.

Por, dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë sulmuan njerëzit që kishin dalë në rrugë për të protestuar.

Demonstratat e rralla mbarëkombëtare anti-qeveritare filluan të dielën, kur mijëra njerëz filluan të protestojnë për mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.

Takime të tilla të paautorizuara publike janë të paligjshme në Kubë.

Presidenti Miguel Díaz-Canel i ka quajtur demonstruesit “kundër-revolucionarë”.

Qeveria e tij ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet e saj ekonomike, si për protestat ashtu edhe për problemet më të gjëra të Kubës. /Insajderi.com