
Më shumë se 100 politikanë apo kandidatë janë vrarë gjatë kësaj fushate
Një kandidat për zgjedhjet lokale të së dielës së ardhshme në Meksikë u vra së bashku me katër persona të tjerë, ndërkohë që po shkonin në një miting elektoral, njoftuan autoritetet e shtetit meksikan të Oaxaca.
“Kandidati, i identifikuar si Emigdio Lopez Avendano, 50 vjeç, i përkiste një komuniteti indigjen”, sipas Ministrisë meksikane të Drejtësisë
Ai kandidoi në zgjedhjet lokale, ndërkohë që Meksika do të zgjedhë të dielën, përveç presidentit të ri, më shumë se 18 000 zyrtarë në nivel federal, rajonal dhe lokal, përcjell Atsh.
Kriminaliteti është një çështje qendrore e zgjedhjeve, pasi më shumë se 100 të zgjedhur, kandidatë apo politikanë apo politikane janë vrarë që prej fillimit të fushatës.