Vritet një ushtar ukrainas nga sulmet e separatistëve pro-rusë në rajonin Donbas

Vritet një ushtar ukrainas nga sulmet e separatistëve pro-rusë në rajonin Donbas

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën dje si rezultat i zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në Ukrainën lindore, transmeton Insajderi.

Në njoftimin e bërë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, thuhet se përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë informuar për rastin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtari ukrainas ka humbur jetën në spital pas plagëve të rënda që ka marrë nga separatistet pro-rusë në Avdiyivka të Donbasit.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në parlament më 30 mars tha se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer pozicionime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që prej vitit 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona. /Insajderi.com