Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë në një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri në detyrë Claude Joseph, transmeton Insajderi.
Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në orën 01:00.
Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur nga sulmi, raporton ‘BBC’.
Jovenel Moise, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti i vitit 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.
Koha e z. Moïse në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.
Kishte protesta të përhapura në kryeqytet dhe qytete të tjera në fillim të këtij viti, ndërsa njerëzit kërkuan dorëheqjen e tij./Insajderi.com