Vritet vëllai i lojtarit të Tottenahm, Serge Aurier

Vritet vëllai i lojtarit të Tottenahm, Serge Aurier

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje tepër e dhimbshme për lojtarin e Tottenham, Serge Auirer, pasi që vëllain i tij është qëlluar për vdekje afër një klubi nate në Toulouse.

Christopher Aurier, nuk ka arritur të mbijetojë plagëve të marra në stomak. Vrasësi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe deri në këtë moment, është në arrati. Christopher ishte po ashtu lojtar dhe luante në një ligë të ulët në Francë, raporton Insajderi.

Tottenahm Hotspur ka konfirmuar se lajmi për vrasjen e vëllait të Aurier, fatkeqësisht është i vërtet dhe klubi ka ofruar mbështetjen e plotë për lojtarin e tyre./Insajderi.com