Vuçiq pjesëmarrës në paradën ushtarake në Moskë

Vuçiq pjesëmarrës në paradën ushtarake në Moskë

Presidenti i Serbisë po merr pjesë si i ftuar nderi në paradën ushtarake që po mbahet në Moskë, në 75 vjetorin e fitores së aleatëve kundër forcave naziste të Gjermanisë, njofton Insajderi.

Dita e Fitore, është festa më e madhe nacionale në Rusi dhe festohet me ekspozim të ushtrisë e artilerisë më të fundit ushtarake.

Vuçiq, si zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, ka mbërritur në Kremlin, ku mbahet parada.

Ai është pritur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Vuçiq e Putin kanë pasur edhe një takim dje.

Përmes një njoftimi në Instagram, Vuçiq tha se kanë biseduar gjerë e gjatë, por tema kryesore ishte Kosova./Insajderi.com