Vuçiq “rrethohet” nga shqiptarët në Ohër

Vuçiq “rrethohet” nga shqiptarët në Ohër

Në Ohër po zhvillohet Samiti dy ditor në kuadër të nismës për shengenin ballkanik.

Pas takimit informal 120 minutësh mes pritësit të këtij samiti Zoran Zaev me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq biseda u zhvendos në një darkë zyrtare në një nga restorantet e Ohrit.

Siç mund të shikoni në pamjet e siguruara nga RTV Ora News, Rama ka zgjedhur të ulet në tryezë përballë presidentit Vuçiq, teksa në krah të këtij të fundit është ulur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, e cila po ndjek nga afër Samitin.

Ndërkohë axhenda e të dielës do të nisë me mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në Samit mungon Kosova. Presidenti Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se Kosova nuk merr pjesë në një Samit me shtetet që nuk e njohin.

Pas mbledhjes, të dielën në 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët. Më pas Rama do të ketë dhe një bashkëbisedim me gazetarët nga Tirana që po ndjekin nga afër këtë samit.

Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit pritet të ketë një Samit në Tiranë që me shumë gjasa mund të mbahet në muajin dhjetor.

Thaçi refuzon të marrë pjesë në Samitin e Ohrit – aty ku janë Rama dhe Vuçiqi

Shikoni edhe: