Vullkani që shpërtheu në Islandë po tërheq turistë nga e gjithë bota

Vullkani që shpërtheu në Islandë po tërheq turistë nga e gjithë bota

Një vullkan që ka shpërthyer tash e 50 ditë në Island, po ofron spektakël mbresëlënës, transmeton Insajderi.

Shpërthimi, që së shpejti do të quhet zyrtarisht “Fagradalshraun”, po tërheq vizitorë nga e gjithë bota, shkruan ‘Euronews’.

“Në të vërtetë, është shumë e vështirë të përshkruhet sepse në fotografi ose në filma, nuk mund të ndjesh vërtet ngrohtësinë e vullkanit. Është e mahnitshme sa e ngrohtë është edhe nëse është kaq shumë metra larg nga këtu. Tingujt janë një përvojë absolutisht intensive”, tha turisti gjerman, Benjamin Berglez.

Gejzera gjigante të lavës, qindra metra të larta, mund të shihen nga kryeqyteti Reykjavik rreth 40 kilometra larg.

Po ashtu, është vendosur rrethimi i sigurisë për të ndaluar vëzhguesit kuriozë të goditen nga fragmente të nxehta shkëmbi.

Në mbrëmje mund të shihen drita të ndritshme portokalli nga dhjetëra kilometra larg./Insajderi.com