Vullnetarët e pastrimit gjejnë në breg kanaçen antike të Coca-Colës

Vullnetarët e pastrimit gjejnë në breg kanaçen antike të Coca-Colës

Një kanaçe e Coca-colës që daton nga viti 1988 është gjetur në një plazh afër Edinburgut nga vullnetarët të cilët po i mblidhnin mbeturinat, shkruan Insajderi.

Kanaçja 31 vjeçare, e cila ishte promocion për Lojërat Olimpike në Seulit ishte njëra nga 400 gjërat gjetura në plazhin Cramond.

Vullnetarwt thanë se kanaçja tregonte potencialet e përfitimeve të kthimit të një skeme për pijet me shishe  dhe kanaçe.

Pastrimi ishte organizuar nga shoqëria mbrojtëse e plazhit dhe rezultoi në mbledhjen e 86 kilogram mbeturina.

Zyrtarja e kësaj shoqërie, Cathrine Gemmell, kishte folur për këtë rast, ku kishte thënë:

“Një nga gjëra më interesante që këmi gjetur ka qenë ajo kanaçe e Coca Colës nga 1988. Për këtë arsye duhet të siguroemi se çfarëdo mjeti që përdorim sot, nuk do të gjendet nga vullnetaret 30 vite më vonë”

Kjo mund të jetë arsyeja që ne po i bëjmë thirrje qeverisë skoceze për të zbatuar një skemë për kthimin e depozitave për pije në shishe dhe kanaçe./Insajderi.com