![Vushtrria shpallet kampione në Ligën e Parë, fitoi finalen e tretë përballë United Basketball](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/05/185020513_1742974005882508_3788945168509090073_n-730x440.jpg)
Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave, njofton Insajderi.
Skuadra vushtrriase në finalen e tretë të “Play-offit” ka shënuar fitore ndaj United Basketball me shifrat 66:62. Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Gjilani 85:64, kurse sfidën e dytë skuadra vushtrriase 70:62, pas vazhdimeve.
Vushtrria në gjysmëfinale kishte mundur AA Kerasan Prishtinën, kurse United Basketball kishte eliminuar Junior 06.
Kupën skuadrës fituese ua dorëzoi Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.
Vushtrria edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave, ku e pret një garë shumë interesante. /Insajderi.com