Washington Post: Trump është nën hetime për shkak të rusëve

Washington Post: Trump është nën hetime për shkak të rusëve

Presidenti amerikan Donald Trump është nën hetime të ekipit të prokurorit special Robert Mueller por tash për tash nuk ka ndonjë aktakuzë kundër tij, ka shkruar të martën Washington Post, duke cituar burimet anonime.

Muller është i ngarkuar të zbulojë se a ka pasur marrëveshje të fshehtë në mes të ekipit të Trumpit dhe Rusisë gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016. Trump e akuzon hetimin e drejtuar ndaj tij si “gjueti të shtrigave”. Moska mohon se ka pasur ndërhyrje të pushtetit rus në fushatën amerikane.

Washington Post, duke u referuar në tri burime të ndryshme, shkruan se prokurori Mueller nuk e konsideron presidentin cak të hetimit gjë që do të thotë se nuk disponon me indikacione të cilat do ta hapnin rrugë për aktakuzë.

Sipas burimeve të njëjta, Mueller i ka thënë avokatëve të presidentit Trump se po përgatitë një raport për veprimet e Trumpit si opstrukcion të mundshëm të drejtësisë nga ana e tij. Drejtori i dikurshëm i FBI dhe prokurori federal Mueller është emëruar në maj të vitit 2016 të hetojë për ndonjë marrëveshje të fshehët të mundshëm në mes të fushatës së Trumpit dhe pushtetit rus./Insajderi.com.