Një situatë jo e qetë te Borussia e Dortmundit. Numri një i klubit ‘verdhezi’, Hans Joachim Watzke, tha për “Sky” se po mendonte largimin nga klubi gjerman, njofton Insajderi.
Edhe pse tha për arsyet, Watzke nuk ishte shumë optimist për një qëndrim në të ardhmen në skuadrën e Borussia-s. “Vitet e fundit ishin shumë të lodhshme në çdo pikëpamje, ndoshta ka ardhur koha për të pushuar dhe për të qëndruar larg futbollit”, tha arkitekti i skuadrës ‘verdhezi’.
Largimi i Watzkes do të ishte një humbje e madhe në rang drejtuesish për skuadrën gjermane. /Insajderi.com