Wawrinka eliminohet nga ‘Australian Open’

Wawrinka eliminohet nga ‘Australian Open’

Fituesi i “Australian Open” në vitin 2014, Stan Wawrinka u eliminua nga edicioni i turneut të vitit 2021, njofton Insajderi.

Hungarezi Marton Fucsovics, tenisti i 55-të në botë, mposhti tenistin zviceran Wawrinka në një ndeshje plot emocione me pesë sete (7:5, 6:1, 4:6, 2:6, 7:6), duke siguruar kualifikimin për raundin e tretë.

Fucsovics do të luajë kundër tenistit kanadez, Milos Raonic në ndeshjen e ardhshme.

Përballja Wawrinka-Fucsovics në raundin e dytë zgjati katër orë.

Gjokoviç kualifikohet në raundin e tretë

Superylli serb i tenisit, Novak Gjokoviç kaloi në raundin e tretë pasi eliminoi kundërshtarin amerikan Frances Tiafoe.

Kandidati kryesor, Gjokoviç fitoi kundër tenistit të 64-t në botë, Tiafoe me setet 6:3, 6:7, 7:6 dhe 6:3 për të marshuar në fazën tjetër të “Australian Open”.

Gjokoviç, kampion i tetëfishtë në “Australian Open” do të ballafaqohet me një tjetër tenist të SHBA-së, Taylor Fritz, në raundin e tretë.

Andreescu dhe Kvitova eliminohen në “Australian Open”

Tenistja e tetë në botë në kategorinë për femra, Bianca Andreescu dhe e nënta, Petra Kvitova u eliminuan në “Australian Open” 2021.

Në ndeshjen e raundit të dytë, autsajderja Hsieh Su-wei nga Taipei mundi Andreescun me sete 6:3 dhe 6:2 duke mposhtur tenisten kanadeze nga turneu.

Rumunja Sorana Cirstea triumfoi ndaj Kvitovas me setet 6:4, 1:6 dhe 6:1 duke eliminuar tenisten çeke në raundin e dytë.

Kampionja e shtatëfishtë e “Australian Open”, Serena Williams, pastaj Garbine Muguruza si dhe fituesja e “Australian Open” në vitin 2019, Naomi Osaka, tenistja e tretë në botë, janë tenistet tjera në kategorinë për femra që u kualifikuan në raundin e tretë. /Insajderi.com