Wayne Rooney: Alcantara tek Liverpool, më e mirë se Messi tek City

Wayne Rooney: Alcantara tek Liverpool, më e mirë se Messi tek City

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka komentuar mbi këtë afat të transferimeve, duke dhënë mendimet e tij për transferimet që mund të kenë ndikim më të madh.

“Transferimi, Thiago Alcantara, tek Liverpool do të kishte ndikim më të madh se sa transferimi i Lionel Messi, tek Manchester City”, tha fillimisht Rooney, transmeton Insajderi.

“Mendoj se edhe në vitin e ardhshëm, Liverpool dhe City, do të jenë kandidatët e vetëm për titull në Premier Ligë, por, nëse Thiago, vjen tek Liverpool, merr fund gjithçka në këtë duel, pasi ata do ta fitonin ligën edhe nëse Manchester City e transferon Messi-n.”, përfundoi Rooney./Insajderi.com.