Wayne Rooney përfshihet në debatin Messi apo Ronaldo?

Wayne Rooney përfshihet në debatin Messi apo Ronaldo?

Ish sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është përfshirë në debatin e shekullit – Messi apo Ronaldo, cili është më i mirë?

“Cristiano Ronaldo, ka dashur të bëhet lojtari më i mirë në botë, që nga koha kur është transferuar tek Manchester United. Ai ka punuar shumë për të arritur këtu ku është.” Tha Rooney, trasnemton Insajderi.

“Roneldo dhe Messi, padyshim janë dy lojtarët më të mirë që bota e futbollit i ka pasur ndonjëherë. Ata të dy janë transformuar shumë gjatë karrierës së tyre, të dy janë vrasës të pamëshirshëm. Por mendoj se Messi di të të “torturojë” para se të të vrasë – ai të jep përshtypjen sikur po argëtohet tek sa po luan” përfundoi Rooney.

Wayne Rooney dhe Cristiano Roanldo, ishin bashkë lojtarë tek Manchester United dhe së bashku e fituan Ligën e Kampionëve.

Rooney edhe më parë kishte komentuar në lidhje me debatin se cili është më i mirë dhe ai gjithmonë e ka favorizuar Lionel Messi-n, pavarësisht se është shok me Ronaldon./Insajderi.com.