Ish kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, është kthyer pas në kohë për të analizuar dy finalet e humbura të Manchester United, ndaj Barcelonës.
“Dy finalet e vitit 2009 dhe 2011, janë finale të humbura nga taktikat e gabuara, ndaj Barcelonës së Pep Guardiola. Ne vendosëm që t’i sulmojmë ata, duke ditur kualitetet e tyre të jashtëzakonshme” tha Rooney, transmeton Insajderi.
“Më kujtohet para ndeshjes, kur po diskutonim taktikat dhe Ferguson na tha se do të sulmojmë, sepse Manchester United sulmon e nuk mbrohet. Ky vendim na kushtoi, pasi duke njohur Barcelonën, ne duhej të mbroheshim dhe të fitonim. Fundja ishte një finale dhe nuk do të ishte asgjë e keqe sikur të mbroheshim e ta fitonim” përfundoi Wayne Rooney.
Kujtojmë se Barcelona e mposhti dy herë Manchester United, herën e parë me rezultat 2 me 0, herën e dytë me rezultat 3 me 1./Insajderi.com.