Në javën e 13-të në Premier League, në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, West Bromwich Albion ka ndalur në një barazim 1:1 ekipin e Manchester City-t, njofton Insajderi.
Goli i parë në ndeshje u arrit në minutën e 30-të të ndeshjes, ku nikoqirët kaluan në epërsi me anë të mesfushorit gjerman, Ilkay Guendogan.
Në anën tjetër, dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, barazuan rezultatin miqtë, pasi Ruben Dias shënoi autogol.
Pjesa e parë e ndeshjes, por edhe i tërë takimi u mbyll 1:1.
Me këtë pikë të fituar, City shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa West Brom me këtë pikë shkon në shtatë pikë të grumbulluara në vendin e parafundit në ligë. /Insajderi.com