
WBA, është duke e “shkatërruar” ekipin e Chelsea në pjesën e parë, pasi ata i kanë shënuar tre gola të një pas njëshëm.
Qysh në minutën e katërt të takimit, WBA shënuan përmes Robinson, duke i treguar Chelsea se ata do ta kenë të vështirë sonte ndaj tyre.
I njëjti lojtar, Robinson, në minutën e 25’ e dyfishoi epërsinë, pas një gabimi trashanik të transferit të ri të Chelsea, Thiago Silva.
Epërsia u trefishua vetëm dy minuta më vonë, kur Bartley shënoi për 3 me 0.
Një pjesë e dytë e vështirë e pret Chelsean, e cila do të kërkojë të bëjë mrekullinë përball një ekipi që duket se është e përgatitur për këtë takim./Insajderi.com.