Wenger akuzon gjyqtarin për humbjen ndaj Cityt

Wenger akuzon gjyqtarin për humbjen ndaj Cityt

Arsene Wenger se vendimet e gjyqtarit Michael Oliver ishin vendimtare për humbjen e ekipit të tij, Arsenal, në derbin me Manchester Cityn.

“Topçinjtë” u mposhtën 3 me 1, ndërsa Wenger ka thënë se dy gola erdhën si pasojë e gabimit të gjyqtarëve.

Kevin De Bruyne realizoi i pari për Cityn para se Oliver në pjesën e dytë të jepte një penalti për Raheem Sterlingun. Alexandre Lacazette më pas ngushtoi rezultatin, por në fund City shënoi edhe njëherë, që sipas Wengerit ishte pozitë jashtë loje.

“Në përgjithësi, edhe njëherë, gjyqtari vendosi për ndeshjen me një penalti të lehtë dhe gol nga pozita jashtë loje, por jemi mësuar. Mendoj se ata nuk po punojnë sa duhet. Gjyqtarët s’po punojnë sa duhet sepse niveli i tyre po bie çdo sezon dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë Wenger.