Wenger e ka refuzuar Barcelonën

Wenger e ka refuzuar Barcelonën

Ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka refuzuar të kthehet në punën e trajnerit, pasi ai ka refuzuar të bëhet pasues i Setien, tek Barcelona.

Mediat në Spanjë, shkruajnë se Barcelona e ka takuar Wenger-in, për t’i prezantuar projektet e klubit, por duket se ai nuk është joshur, njofton Insajderi.

Arsena Wenger, ishte trajneri i Arsenal-it, për 22 vite, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në histori të klubit, por, që nga koha kur ai është larguar nga Arsenal, ka pasur shumë klube të interesuara për të, por ai asnjëherë nuk ka folur e as nuk ka pranuar ndonjë ofertë./Insajderi.com.