Arsene Wenger është shprehur tejet i lumtur për Granit Xhakën që shënoi gol në fitoren e Arsenalit prej 4:1 ndaj Hull City-t.

“Jam shumë i lumtur për të. Ju e dini kur shkoni te një klub i ri dhe ku ka shumë konkurrencë, kërkoni që të stabilizoheni dhe të tregoni se jeni lojtar i mirë. Gjithashtu të shënoni gola ndihmon në arritjen e këtyre”, tha trajneri francez.
Ai lavdëroi përgatitjen e Xhakës, duke thënë se është futbollist që di të gjuajë edhe nga distancat e largëta.
“Karakteristikë e Xhakës është të gjuajë nga distanca dhe lojtarët që luajnë me të majtën zakonisht e bëjnë këtë”, ka thënë Wenger.
Tekniku francez ishte një prej arsyjeve kryesore që e sollën mesfushorin kosovar në Premier Ligë. Vetë Xhaka kishte deklaruar se “Arsene Wenger më bindi të zgjedh Arsenalin”. /Insajderi.com