VAR-i nuk do të jetë teknologjia e vetme që do ndihmojë referët për ndarjen e drejtësisë në futboll.
Shefi i FIFA-s për Zhvillimin Global të Futbollit, Arsene Wenger, për mediat franceze ka lënë të dihet se gjatë Kampionatit Botëror “Katari 2022”, mund të bëhen disa ndryshime për “offside”, përcjellë Insajderi.com.
“Ekziston një shans i mirë që “offside” të automatizohet në vitin 2022. Nuk mund të them shumë, por do të jetë evolucioni tjetër i madh në gjyqësi”, ka thënë 71 vjeçari.
Por, kjo nuk është hera e parë që ish-trajneri i Arsenalit flet për ndryshime që do ndodhin në të ardhmen në futboll.
Kohë më parë, ai kishtë thënë “ Ne mund të kemi një garë të madhe çdo vit. Me 25 ditë pushim të garantuara më pas” për lojtarët. Nëse prestigji lidhet me hendekun midis garave, do të ishte e nevojshme të organizohej Kupa Botërore çdo tetë vjet. Reforma që po propozoj është pjesë e një reforme të kalendarit. Unë dua të zvogëloj numrin e ndeshjeve kualifikuese”.
Wenger e kishte udhëhequr Arsenalin për 22 vite radhazi, ndërsa u largua nga “Emirates Stadium” në vitin 2018.
Që nga atëherë, ai nuk e ka marrë asnjë ekip në drejtim, ndërsa kohë pas kohe ka qenë analist i futbollit në “Sky Sport”./Insajderi.com